EMRI/ Identifikohet një nga viktimat e atentatit në 'Astir'

Erigers Mihasi është një nga viktimat e atentatit mbrëmjen e sotme në Astir. 

Viktima ndodhej në automjetin 'Audi' me targa AB 008 EH me ngjyrë të bardhë kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Drejt tyre u hap zjarr nga një automjet në lëvizje. 

Erigres Mihasi është person precedent penal. 

Ai ka qenë i dyshuar për grabitjen e dhunshme të prindërve të Elton Çiços (i ekzekutuar në Tiranë disa vite më parë) në një fshat të Tepelenës, por që u lirua nga qelia 6 muaj pas ndalimit.