Demokratët në unison kundër Bashës: Bukëshkelës je një hiç...Berisha të dha vlera... Je i shitur...

Lulzim Basha vendosi edhe një herë theksin tek vendimi për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha dhe shkëputjen prej tij me argumentin se është në luftë me PD dhe po mbron interesat e demokratëve.

Pakënaqësia në rritje tek qytetarët është e madhe, duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga PD, në mënyrë që partia të rikthehet në pushtet.

Në postimin e fragmenti të intervistës së tij në Facebook, demokratët i vënë në dukje tradhtinë nga elektorati dhe strukturave drejtuese të PD, të cilët së fundmi i janë bashkuar 'Foltores' së Berishës.

Ajo që bie në sy ishte “masakrimi” nga shumë qytetarë, të cilët janë të pakënaqur nga politika e kryeopozitarit.

‘O dështak, ke humbur tre herë dhe se kupton akoma që je një hiç...’

‘Për zotin je për të ardhur keq. More zotëri,a sdo ta besosh apo bën sikur? Elektorati i PD, drejtuesit e strukturava të PD janë bashkuar me Doktorin. Lëri more përallat me amerikë. Amerika ta futi sa krahu ty. Bletët kanë ikur, në dhjetor merret edhe kosherja’, shkruan një komentues.