Shpërthen Donnarumma: Më lëndon qëndrimi në stol, rivaliteti me...

Aventura e Gianluigi Donnarummës tek PSG nuk ka nisur në mënyrën që portieri do të donte. Italiani është aktivizuar shumë pak nga francezët dhe kjo gjë e ka shqetësuar portierin.

22 vjeçari u transferua me bujë nga Milani dhe shihej si titullar i sigurt, por trajneri Poçetino ka preferuar Kejlor Navasin për portier të parë. Donnarumma ka dalë hapur duke shprehur pakënaqësitë e tij, por foli dhe për kombëtaren.

 “Jemi të inatosur sepse donim që ta fitonim këtë ndeshje përballë fansave”.

“Italia e meriton të shkojë në botëror, pasi ne japim më të mirën në fushë . Duhet të rikuperojmë energjitë, të fitojmë ndeshje dhe të shkojmë në Botëror”, u shpreh italiani.

“Të qëndruarit në stol më lëndon sepse nuk është e lehtë. Rivaliteti me Navasin më shqetëson, por jam i qetë dhe besoj se situata do të përmirësohet”, përfundoi Donnarumma.

Deri më tani Donnarumma ka luajtur 7 ndeshje në kampionat, nga 17. Gardiani refuzoi rinovimin me Milanin dhe u transferua me parametër 0 tek PSG gjatë merkatos së verës.