Shifrat e infektimeve mbeten shqetësuese, tre të vdekur nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3 143 testime me të dyshuar si të infektuar me COVID-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë, 587 qytetarë. 

Tre është numri i viktimave nga koronavirusi, një qytetar 49 vjeç nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi. 

Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Situata

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: 

Janë kryer 3,143 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 587 qytetarë, në këto bashki: 241 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd. 

Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 49 vjeç nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi.

Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (13 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore          587
Të shëruar në 24 orë       526
Të shtruar në spitale       176
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 3,143 

Testime totale              1,347,471
Raste pozitive                192,600
Raste të shëruara            181,213
Raste Aktive                     8,401
Humbje jete                      2,986 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           4,460
Fier                865
Shkodër         453
Vlorë                443
Gjirokastër      443
Durrës             419
Berat               367
Elbasan            346
Korçë              253
Lezhë              195
Dibër                81
Kukës              76