FOTO/ Cristiano Ronaldo i dhuron fanellën, tifozja shpërthen në lot

Në futboll ndodh shpesh që tifozët duan një kujtim nga idhujt e tyre dhe janë të gatshëm që të bëjnë gjithçka për ta patur. I njëjti rast ka ndodhur në ndeshjen kualifikuese midis Irlandës dhe Portugalisë, ku një tifoze e vogël hyri në fushë dhe mori bluzën e Kristiano Ronaldos. 

Tifozja qe hyri në fushë pas ndeshjes quhet Adison Uelan dhe luan futboll për skuadrën e moshave të Shelburn. Në një intervistë për mediat irlandeze, babai i saj shpjegoi planin e saj për t’ia marrë bluzën Ronaldos.

“Ne kishim një plan. Përgatitëm një poster ku shkruhej se donim bluzën e Ronaldos, por nuk mendoj se ai e pa. Më pas vendosëm që të hynim në fushë, pasi ishim të ulur afër fushës dhe ishte e lehtë. Adison hyri në fushë me shpejtësi dhe ja arriti qëllimit”.

E emocionuar u shpreh dhe Adison, e cila tregon momentin kur u takua me CR7.

“Po dridhesha dhe qava. E pyeta nëse mund ta kisha bluzën e tij dhe ai më tha po. Kur babai e pa u drodh nga emocionet. Thash me vete ‘O zot kjo është ëndrra ime, dhe u bë realitet’. Jam e lumtur që nuk u gjobitëm. Nuk do ta shes kurrë këtë bluzë”, u shpreh tifozja.