VIDEO/ Mbushi 'Benz'-in me emigrantë dhe u aksidentua duke i ikur policisë, arrestohet 20-vjeçari

Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Tepelenë-Gjirokastër. 

Patrulla e policisë i ka kërkuar një automjeti tip "Benz" që të ndalojë, por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë. Ndërsa në vendin e quajtur 'Uji i Ftohtë' pranë Tepelenës, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. 

Të plagour mbetën shoferi i automjetit, A.K, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe tre emigrantë të paligjshëm.  

Sot uniformat blu kanë vënë në pranga të riun, ndërsa tre refugjatët që mbetën të lënduar ndodhen në spitalin e Gjirokastrës. 

Njoftimi i Policisë
Në vijim të operacionit “Muzgu”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasit A. K., u bë pasi në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, shtetasi i mësipërm nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar të shërbimeve të policisë, të cilët po ushtronin kontroll në automjete, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe si rezultat i shpejtësisë së mjetit, në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë, mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja, shtetasia E. B., banuese në Tiranë dhe 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.