Salihi tha se është rikuperuar, por Broja nuk udhëton me Kombëtaren në drejtim të Tiranës

“Broja është mirë për fat dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës. Për sot trajneri vendosi ta lërë në tribunë, në respekt të lojtarëve të tjerë, që ishin stërvitur gjatë gjithë javës.”

Kjo ishte deklarata e zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare, Edi Reja pak para fillimit të ndeshjes me Anglinë.

Mirëpo, siç bëhet e ditur së fundmi, Broja nuk ka udhëtuar me pjesët tjetër të Kombëtares në drejtim të Tiranës, ku do të luhet ndeshja me Andorrën. Nuk dihet ende se përse është marrë ky vendim që me siguri do të turbullojë ujërat në Kombëtare.