Angelina Jolie nuk preferon t’i shoh filmat e saj, por pranon se e ka shikuar 'Eternals'

Ajo ka magjepsur audiencën në role aksioni si Lara Croft, ka luajtur “Maleficenti” madhështor dhe ka fituar një “Oscar” për portretizimin e saj pikëllues të një gruaje të re me probleme në “Girl, Interrupted”. 

Por, yllit të filmave, Angelina Jolie nuk i pëlqen ta shikojë veten në ekran dhe e quan veten kritikja e saj më të keqe.

“Ka mjaft filma të mi që në fakt nuk i kam parë kurrë”, thotë ajo në një intervistë në radion australiane “NovaFM”.

“Zakonisht e shoh dhe zhgënjehem sepse mendova se do të ishte diçka tjetër, jam një kritike e tmerrshme”, tha aktorja.

Por kjo ndryshoi me publikimin e saj të fundit, Marvel’s “Eternals.

Më pëlqen vërtet krijimi i filmave të mi, jo shikimi. Por më pëlqeu ta shikoja këtë. E kam parë”, thotë ajo.

Aktorja thotë se arsyeja që nuk e kishte problem ta shikonte veten në “Eternals” është sepse ajo mund të lidhej me personazhin e saj, luftëtaren Thena.

"Unë jam dikush që e vë veten shpesh në pikëpyetje, dhe nuk eci me besim se jam mjaft e mirë ose mjaft e fortë”, tha ajo gjatë një konference për shtyp.