Vdes në moshën 85 vjeçare ikona e radios greke

Sofia Michalitsi e cila ishte drejtoreshë e Programit të Dytë të Radios greke nga mesi i viteve 1970 është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare shkruajnë mediat helene.

Michalitsi në vitin 1989 mori drejtimin e programeve të Radios SKAI deri në mesin e viteve 2000. 

Gjithashtu në SKAI 100.4 të atëhershëm aijo editoi dhe prezantoi emisionin “Triari me tranzistor”.

Sofia Michalitsi e filloi karrierën e saj profesionale si kuratore muzikore në teatër. 

Varrimi i saj do të bëhet në orën 12:00 të së mërkurës së ardhshme në Kishën e Zoodochos Pigi në Peania.