Ja përse Adelina Tahiri refuzoi ftesën e Big Brother VIP

Këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri, së fundmi është përgjigjur në një pyetësor në Instagram që e ka zhvilluar me fansat e saj.

Në pyetjet e shumta, njëri nga ta e ka pyetur nëse do të pranonte të shkonte në Big Brother VIP, e për të cilin ajo tha se ka pas ftesë.

Por, këngëtarja tha se e ka refuzuar për shkak të djalit të saj dhe bashkëshortit, pas nuk mund të rri shumë gjatë larg tyre.

"Realisht kam pas propozim! Po arsyeja pse nuk kam pranuar është sepse për psikologjinë e djalit nuk do të ishte shumë e shëndosh mos të isha afër tij për 3 muaj kur ati më të shumti i nevojitem! Të isha në një situatë tjetër ndoshta edhe po. Ps. Dhe pa burrin s’do bëja dot ka 3 javë që se kam pa e po vuaj! E lerë 3 muaj”, është përgjigjur Adelina.

Kujtojmë që Adelina është distancuar nga karriera e saj muzikore duke u fokusuar më shumë në jetën private dhe familjen e saj.