Jennifer Aniston uron Paul Rudd pasi ai u shpall mashkulli më seksi në botë

Jennifer Aniston ka uruar Paul Rudd pasi është shpallur mashkulli më seksi në botë nga revista “People”.

Aktori 52-vjeçar u nderua me çmimin e lakmuar në fillim të kësaj jave dhe Jennifer e uroi yllin e Hollyëood në rrjetet e saj sociale

Kjo më bën shumë të lumtur. Ne e kemi ditur gjithmonë këtë, por Paul Rudd është zyrtarisht mashkulli më seksi i njerëzve në botë!”, ka shkruar Jennifer në Instagramin e saj.

Jennifer, 52 vjeçe, postoi mbishkrimin së bashku me një imazh të fotosesionit të Paul për revistën në Instastory-t e saj dhe më pas postoi një imazh tjetër ku shfaqeshin ata të dy së bashku në një film.

Jennifer dhe Paul luajtën së bashku në rom-com të vitit 1998, “The Object of My Affection”, në të cilën aktorja luante një punonjëse sociale që bie në dashuri me mikun e saj homoseksual – të luajtur nga Paul.

Duke e lavdëruar më tej kolegun e saj , ajo shkroi: “Ti nuk plakesh, gjë që është e çuditshme. Por ne ende të duam.”

Jennifer dhe Paul kanë punuar së bashku në disa projekte gjatë viteve.

Në komedinë e 2006 Wanderlust ata u panë së bashku.

Dhe akoma më e paharrueshme kur Paul luajti si bashkëshorti i Phoebe Buffay në Friends.