Shoferi përplas të miturin te ‘Kthesa e Yzberishtit’

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”.

Mësohet se drejtuesi i automjetit E. Ç., ka aksidentuar një të mitur 13-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 13.11.2021, në orën 12:10, në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”, mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., ka aksidentuar një shtetas të mitur 13-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.