Anglia lë me pasoja Shqipërinë, dy titullarë mungojnë në ndeshjen e radhës

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mund mbrëmjen e djeshme me rezultatin e thellë 5-0 nga Anglia në Uembli.

Kuqezinjtë ishin inekzistent në fushë në pjesën e parë, duke pësuar plot pesë gola.

Dy ditë më vonë, në “Air Albania”, Shqipëria do të luaj ndaj Andorrës ndeshjen e fundit në kualifikueset e Botërorit.

Sfida do vendosë edhe vendin e tretë në grup për kuqezinjtë, që kanë detyrim tri pikët ndaj modestëve të grupit.

Për këtë duel, trajneri Reja nuk do ketë dy luftëtarët, Gjasula dhe Cikalleshi. Lojtarët u ndëshkuan me kartona të verdhë, duke plotësuar numrin e tyre për një ndeshje pushim.

Gjasula qysh në të nëntën minutë pa të verdhin në fytyrë, ndërsa edhe kavajasi Cikalleshi do ndëshkohej në minutën e 21. Veç tyre, shqetëson gjendja e Bares dhe Kumbullës, që dolën në minutat 12 dhe 17 të dëmtuar.