Arrestohet ish-shefi i Policisë në Sarandë - (Emri)

Një ish-shef policie ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për Adrian Nuhën, 64 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ish-polici iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Policia njoftoi se:

"Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen Nr.4, Sarandë, ndodhej një person në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit: A. N, 64 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”. Shtetasi A. N, ju dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të metejshme."