Miss Universe 2021: Mister dhe përmbysje me përfaqësuesen greke

Në orët e para të ditës së sotme Institucioni i Bukurisë GS HELLAS doli me një komunikatë për shtyp duke informuar mediat se në "festivalin botëror të bukurisë, MISS UNIVERSE 2021, në vend të Katerina Kouvoutsaki do të marrë pjesë Sofia  Arapogianni- MISS GS HELLAS 2021 ”.

Sipas buletinit, Katerina Kouvoutsaki nuk do të jetë në gjendje të përfaqësojë Greqinë “në kurorën e botës, për arsye shëndetësore, të cilat nuk e lejojnë të udhëtojë'..

Sofia Arapogianni është vetëm 22 vjeçe, me origjinë nga ishulli i bukur i Greqisë, Itaka.

 Ajo është diplomua në Shkollën e Marinës Tregtare të Greqisë dhe flet 3 gjuhë: greqishten si gjuhë amtare, anglisht dhe spanjisht.

“Ajo është e gjatë 1.74 cm dhe peshon 50 kg. Ka një bukuri unike ekzotike, pasi me një baba grek dhe një mama nga Venezuela, rezultati është jashtëzakonisht shpërthyes”, thuhet në njoftim.

Katerina Kouvoutsaki

Sofia Arapogianni