Kufiri i Polonisë: Kamerat e natës tregojnë emigrantët të bllokuar mes dy shteteve, në ngricë

Ministria polake e Mbrojtjes ka publikuar pamjet e kamerave të nxehtësisë që tregojnë njerëz të mbledhur në kampet e improvizuara të emigrantëve në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë.

Emigrantët - të cilët janë kryesisht të rinj - po durojnë temperature në kushte të ngrirjes me shpresën për të arritur në BE.

BE-ja ka akuzuar Bjellorusinë për joshjen e emigrantëve drejt kufirit për të destabilizuar kufirin lindor të bllokut evropian, si hakmarrje për sanksionet e vendosura ndaj Minskut.

Rusia, aleati kryesor i Bjellorusisë, i ka hedhur poshtë këto akuza.

Nick Beake i BBC-së ka udhëtuar në një pyll ku të paktën nëntë migrantë dihet se kanë vdekur nga i ftohti.

Ushtarët polakë dhe oficerët e Gardës Kufitare dhe Policisë kryejnë çdo ditë një punë titanike për të mbrojtur Poloninë nga një sulm hibrid. Për momentin në kufi janë rreth 15 mijë forca në shërbim, njoftoi Ministra vendase e Mbrojtjes, janë ushtarët e divizionit te 4-t dhe Forcat e Operacioneve.