Habit shefi i kuzhinës Graham Tinsley, tregon protokollin e çuditshëm në ngjarjet mbretërore

Shefi i kuzhinës mbretërore Graham Tinsley ka treguar për revisten 'Hello' masat e sigurisë të cilat janë jashtëzakonisht të rrepta kur mbretëresha Elizabeth darkon me figura të tjera të rëndësishme publike.

Sipas Tinsley i cili ka gatuar në disa raste për mbretëreshën në darkat shtetërore para se pjata të mbërrijë para ‘Madhërisë së saj’ do t’i nënshtrohet një ‘rreze x’.

Sipas kuzhinierit masat e sigurisë janë jashtëzakonisht të rrepta kur mbretëresha darkon me personazhe të tjerë të rëndësishëm publikë.

“Kur gatuajmë vetëm për familjen mbretërore, masat nuk janë kaq të rrepta. Por nëse do të duhej të përgatisnim një banket të krerëve të shteteve, atëherë i gjithë stafi i hotelierisë do të duhej të takohej në një stacion policie dhe të bënte një shëtitje në kështjellë. Pastaj ne duhet t'i vendosim të gjitha ushqimet, tenxheret, thikat dhe pajisjet e kuzhinës përmes një aparati me rreze X. Disa bankete madje kanë emra të koduar për të mbrojtur sigurinë e tyre!" është shprehur Tinsley.