Ballkani po ndikohet nga rryma ajri të ftohta kontinentale

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të ftotha Kontinentale të cilat po kushtëzojnë në vendin tonë mot pa rreshje  dhe temperatura të ulëta.

E shtunë, 13 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite vranësirat do të shtohen mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore        1/12°C
Zona e ulët          1/21°C
Zona bregdetare  8/20°C

Kosova, e shtunë, 13 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe mjegull dhe kthjellime gjatë ditës. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 7 m/sek. Temperaturat do të jenë me rënie, duke u luhatur në ekstremet e tyre -3°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 16°C .

E diel, 14 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.  

Temperaturat:

Zona malore        5/12°C
Zona e ulët          8/20°C
Zona bregdetare  12/21°C/Sipas RTSH