‘Foltorja çliroi FRPD-në’/ ‘Falë saj po dëgjohet zëri i të rinjve, mposhtëm presionet e Bashës’

Pas vendimit të të rinjve për t’iu bashkuar ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha, Lulzim Basha vendosi të uzurpojë këto dy forume FRPD dhe LDG, ndonëse janë të pavaruar dhe kanë statut më vete.

Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Zonë e Lirë, Belind Këlliçi dhe të rinjtë e FRPD kanë akuzuar Bashën se kanë bërë çdo gjë për të, u përdorën dhe u hodhën poshtë.

“Ne e kemi ndjekur nga pas. Ne kemi bërë çdo gjë. Ne u përdorëm, por humbëm”, tha një nga anëtarët e FRPD.

Anxhela Marko, anëtarja tjetër theksoi se Foltorja ka sjellë shpresë dhe zëri i të rinjve po dëgjohet.

“Falë Foltores po dëgjohet zëri i të rinjëve demokratë”, tha ajo.

Ndërsa një tjetër anëtare shprehet: “Ne arritëm të mposhtim gjithë presionin që na është bërë dhe të dalim të flasim hapur për atë që mendojmë”.