VIDEO/ Mbushi 'Benz'-n me emigrantë, i jep gaz makinës kur sheh policinë dhe bën aksident

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Kakavijë – Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, në afërsi të lagjes “Kordhoc”.

Shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm.

Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësinë e mjetit.

Për pasojë, në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.