VIDEO/ Myrto Uzuni ndez atmosferën e tifozëve shqiptarë në ‘Wembley’

Shqipëria luan ndeshjen e parafundit të fazës eliminatore të Botërorit “Katar 2022”.

Kuqezinjtë sfidojnë Anglinë në stadiumin “Wembley”, aty ku priten mbi 20 mijë tifozë shqiptarë.

Shumë prej tyre kanë blerë biletat në sektorin e tifozëve vendas dhe pritet të krijojnë një atmosferë të zjarrtë në mbështetje të ekipit kombëtar, të ngjashme me atë në Gjenovë ndaj Italisë pak vite më parë…

Pak çaste më parë, djemtë e Edi Rejës kanë zbritur në fushë për të zhvilluar nxehjen përpara fillimit të takimit.

Ovacione në shkallë në momentet kur Myrto Uzuni prek tapetin e blertë, teksa ndiqet edhe nga shokët e skuadrës.