Shikuesit masakrojnë serialin ‘H.O.T’/ Duket si hapësirë publicitare e Ardit Gjebresë...

Pak kohe më parë, Ermal Mamaqi prezantoi serialin e tij me te ri “H.O.T”.

Ndonëse në fillim u duk se u prit mjaft mirë nga kurioziteti por tashmë duket se publiku ka rezervat e tij.

 

Njerëzit shprehen të pakënaqur dhe kryqëzojnë Ermalin për shkak të reklamave të shumta që ka gjatë serialit.

Madje një ndër komentuesit e shumtë shkruan:

 

”Bukur por me këto reklamat në skenar më duket sikur po shoh Ardit Gjebrean tek Telebingo”.
Më tej, njerëzit ankohen për cilësinë e filmit dhe shprehen se skenaret e Ermalit nuk vlejnë.

 

E pra, mesa duket shumë shpejt edhe ky serial u kthye në bezdi për njerëzit.