VIDEO+FOTO/ Në prag të përballjes me Anglinë, shqiptarët ‘pushtojnë’ ‘Wembley’-n

Shqipëria do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme t’u përballur me Anglinë në stadiumin mitik të “Wembley”-t.

Kuqezinjtë nuk kanë çfarë humbasin dhe ndaj “3 Luanëve” do të kërkohet të bëhet histori.

Para startit të ndeshjes, jashtë stadiumit kanë nisur lëvizjet e para të tifozëve, teksa në më pak se një orë sheshi pritet të “vlojë” nga tifozët pasi për këtë takim janë shitur të gjitha biletat, plot 90 mijë.

Pritet gjithashtu që në stadium të ketë shumë shqiptarë, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë në Londër, por dhe në të gjithë Anglinë, teksa mendohet se mund të jenë rreth 15 mijë.