FOTO/ Manipuloi provat për aksidentin dhe mori 500 mijë lekë, arrestohet polici në Elbasan

SHÇBA, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Elbasan, ka arrestuar policin Kujtim Ozuni.

Ozuni është prangosur, pasi dyshohet se është përfshirë në korrupsion, sepse ka marrë 500 mijë lekë për një aksident.

Njoftimi i SHÇBA-së:

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të procedimit penal të vitit 2021, ndjekur me metoda speciale të hetimit, ka kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar K.O., 52 vjeç, me detyrë Specialist dhe Oficer i Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve në Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan.

Punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", pasi në detyrën e oficerit të Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve rrugore, ai dyshohet se ka marrë rryshfet në vlerën 50.000 lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa shtetas.