Berisha fton Ina Zhupën: Avokat Spiro, thirre t'i shohë të gjitha firmat tuaja

Nga 'foltorja' e Sarandës, ish-kryeminsitri Sali Berisha i është kthyer presioneve nga ana e deputetes Ina Zhupa ndaj anëtarëve të kryesisë së degës për të mos marrë pjesë në foltoren.

Ish-kryeministri Berisha u ka sugjeruar anëtarëve të kryesisë që të ftojnë deputeten dhe ta prezantojnë atë me firmat e demokratëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.

Berisha: Çfarë do ju sygjeroja juve pasi tani e keni marrë ju drejtimin e partisë deri në zgjidhjen e krizës. Takoni deputeten tuaj pasi ajo është një zonjë e nderuar, hajde urdhëroni së bashku ti shohim të gjitha firmat e demokratëve të Sarandës që kanë bërë fushatën tënde dhe janë bërë cop për ju. Ku është avokati Spiro, të përshëndës dhe këtë bëni ju, urdhëroni zonjë dhe me të gjithë kështu të veprojmë. Ne i kemi deputetë ata dhe i duam. Por një gjë jua them këtu, ky sistemi i primareve është jetik, deputeti nuk është as i Lulzim Bashës as i Sali Berishës. Ai është deputeti juaj është i qytetarëve. Ai nuk konceptohet kush që të thotë jam deputeti i Lulzim Bashës apo i cilitdo. Ndaj avokat të sygjeroj, që shoqërisht ta ftosh që të shofi listë. Do të vijë ajo, kështu jemi ne demorkatët.