E shoqëruar nga i dashuri, Bebe Rexha ‘rrëmben’ vëmendjen në dasmën e Paris Hilton

Këngëtarja dhe aktorja e njohur e Hollywood, Paris Hilton, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me sipërmarrësin Carter Reum, në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air.

Në dasmë kanë qenë të ftuar plot yje të listës A, përfshirë këtu emrat e njohur të muzikës si: Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.

Kjo e fundit, i mahniti të gjithë me paraqitjen e saj elegante, e veshur me një fustan të gjatë klasik.

Këngëtarja u shoqërua nga i dashuri i saj, kinematografi Keyan Safyari, i cili kishte veshur një kostum të zi.

Rexha, është fotografuar e buzëqeshur dhe mund të shihej se ishte në humor të mirë në dasmën e shoqes së saj.

Rexha së fundmi, publikoi një bashkëpunim të ri me David Guetta, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie, të titulluar “Family”, i cili është pritur mjaft mirë nga audienca ndërkombëtare.