VIDEO/ Berisha-Bashës: 4200 firmat do t'i shohësh vetëm si anëtar i PD! Pse nuk mund t'i publikojmë

Sali Berisha iu përgjigj nga Saranda akuzave të Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij për vlefshmërinë e 4200 firmave dhe kërkesës së tyre për t'i kontrolluar ato. 

Berisha tha se Basha sikurse edhe çdo anëtar tjetër i PD mund t'i shohë, por nuk ka asnjë tagër tjetër mbi to. 

Ish-kryeministri shpjegoi edhe arsyen pse emra e delegatëve nuk mund të bëhen publike.

"Statuti i PD shkruan, Kuvendin e mbledh kryetari me kryesinë, e mbledh Këshilli Kombëtar, mund ta mbledhin edhe 1/4 e anëtarëve. Kur e mbledh 1/4 e anëtarëve? E mbledh kur e sheh që Kryesia që nuk ekziston se nuk e ka mbledhur ndonjëherë, kur kryetari rrëshqëet, mban peng, tradhton interesat. është një ligj i vjetër sa vetë lashtësia, Asambleja ka udhëheqjen, por ka edhe anëtarët. Që nga kohët më të lashta e deri sot, në statutet e Asambleve shkruhet se e mbledh kryetari, kryesia, por edhe anëtarët kur këto nuk pranojnë. Dhe tani kur e thërrastin anëtarët, kryetari, kryesia është thjesht një anëtar. Zotër të Kuvendit janë anëtarët. Dhe kjo është mrekullia e lirisë që prodhoi foltorja dhe ju. Dëgjoj burokratë. E thërrisni ju thotë kryetari, por dale ta shoh unë. Jo, s'do shohësh asgjë ti si kryetar. Faktikisht o peng kryetar, ti do shohësh çdo fletë, por vetëm si anëtar i PD, shko merri dhe kontrolloji të 4200 firmat. Tagër mbi to ke zero, zero.

Sjellin statute të 18 viteve më parë, zero vlerë. Tregojnë dështimin e tyre të plotë. 

Ato janë të depozituara të gjitha në zyrën e forumit më të lartë të PD, pas Kuvendit, në zyrën  kryetarit të Këshillit Kombëtar. Cilido nga ju, kudo që ndodheni, mund të shkoni aty dhe t'i lexoni të 4200 firmat. Asgjë nuk fshehim ne. Por ne ato nuk i publikojmë se ka një ligj. Kur ne ishim në mazhorancë në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ne miratuam ligjin e garantimit të të dhënava personale. E detyron Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e detyron Gjykata e Strasburgut, e detyron me vendim Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Ne jemi për shtetin ligjor dhe jo për narkoshtetin siç bëri Edi Rama. Por, transparencë e plotë. Sot shkuan mediat dhe i morën një për një fletët në dorë dhe i panë. Do t'i shohë kushdo", tha Berisha. 

***

Gjithashtu, Berisha ftoi Bashën në Kuvendin e 11 dhjetorit, por shtoi se edhe nëse ai e mbështetësit e tij nuk vijnë, nuk do të përjashtohen nga PD. 

"Ata kanë frikë dhe tmerr nga firmat tuaja. Por do t'i çlirojmë. Ata janë pjesë e jonaAta le të vinë në Kuvend, por edhe po nuk erdhën në Kuvend, sërish nuk përjashtohen nga Partia Demokratike. Jo, nuk jemi ne. Por ne Kuvendin ne do ta shndërrojmë PD-në në lokomotivën më të fuqishme të politikës shqiptare", deklaroi Berisha.