Qindra demokratë në shesh/ Ja kush e shoqëron Berishën në ‘Foltoren’ e Sarandës

Kanë qenë të shumtë demokratët që e kanë mbështetur foltoret e ish kryeministrit Sali Berisha për ringritjen e PD në çdo takim gjatë 16 ‘foltoreve’ të zhvilluara.

Ish-kryeministri Berisha është pritur nga qindra demokratët të Sarandës të cilët e kanë shoqëruar deri në vendin e takimit.

Berisha është shoqëruar nga, Arben Ristani, Evi Kokalari, Genc Derometaj Kryetar i degës Vlorë, drejtuesit kryesorë të degës së PD Sarandë, anëtarë të Kryesisë dhe drejtues të seksioneve dhe grup seksioneve.