FOTO/ Sondazhi, Berisha lider më i fortë dhe më i ndershëm se Basha

Në një sondazh të realizuar nga Kompanitë MRB dhe Data Centrum në bashkëpunim me televizionin Euronews Albania, ish Kryeministri Sali Berisha vlerësohet nga shqiptarët si lider më i fortë, më i ditur dhe me i ndershëm së Lulzim Basha. Ky sondazh është realizuar në periudhën 20-29 tetor 2021, që përkon edhe me zhvillimet ne PD dhe lëvizjen ‘Foltorja’, e cila është kthyer në një magnet për demokratët, të cilët pritet të mblidhen në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Nga SYRI TV

Ish-Kryeministri Sali Berisha në raport me kreun aktual të Partisë Demokratike Lulim Basha, nuk gëzon vetëm mbështetje më të madhe në radhët e demokratëve, të cilët kanë pushtuar foltoret në të gjitha qarqet e vendit, por gëzon mbështetje masive edhe në radhët e qytetarëve shqiptarë.

Kompanitë MRB dhe Data Centrum në bashkëpunim me televizionin Euroneës Albania kanë zhvilluar një sondazh për politikanët shqiptar, teksa ky sondazh është realizuar në periudhën 20-29 tetor 2021, që përkon edhe me zhvillimet ne partinë demokratike dhe lëvizjen Foltorja, për rikthimin e demokracisë në këtë forcë politike.

Qytetarët shqiptarë të pyetur se cili është lideri më i fortë, 44.5 % e të anketuarve kanë zgjedhur ish Kryeministrin Sali Berisha.

Ndërkohë tre herë me pak janë ata që mendojnë se Basha është politikan i forte, teksa vetem 15.9 %n kanë zgjedhur Lulzim Bashën.

Dituria e politikaneve ka qenë një tjetër pikë për të cilën janë pyetur qytetarët, ku 41 % kanë zgjedhur Sali Berishën si politikan i ditur, ndërsa ata që kanë përzgjedhur Bashën sa i përket aspektit të diturisë janë 23.2% ose dy herë më pak.

Qytetarët shqiptar janë pyetur edhe për ndershmërinë e politikaneve, ku në perceptimin publik sërish ish Kryeministri Berisha mposht Lulzim Bashën, teksa 18% e të anketuarve janë shprehur pozitivisht për ndershmërinë e tij, ndërsa për Lulzim Bashën vetëm 11% e të anketuarve.

Në datën 11 dhjetor pritet të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë, Demokratike teksa 70% e anëtarëve të kuvendit kanë firmosur formularin.

Foltoret e Berishës janë kthyer në një magnet për demokratët, të cilët tashmë kërkojnë largimin Bashës, i cili humbi zgjedhjet e 25 prillit, duke sjellë disfatën e 3 në zgjedhjet e përgjithshme për Partinë Demokratike.