", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/12/auto_download1636724071.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

Ndërron jetë një tjetër vajzë e plagosur në koncertin të Travis Scott

Bharthi Shanani, një vajzë 22-vjeçare e cila u plagos në një rrëmujë në një koncert të Travis Scott, ka ndërruar jetë nga pasojat.

Mediat kishin raportuar më parë se ajo kishte përjetuar vdekjen e trurit dhe mjekët njoftuan familjen se shanset për të mbijetuar ishin shumë të pakta.

Nëna e saj Karishma Shahani qau në një konferencë për shtyp.

"Unë dua që fëmija im të kthehet. Nuk do të mund të jetoj pa të," tha ajo.

"Ajo dinte të shijonte gjërat e vogla. Ajo ishte gjithmonë pranë meje. Gjëja e fundit që më tha ishte "A je mirë?", ka shtuar motra e saj Namrata Shahani.

Familjarët thanë se si do t'i dhuronin organet e saj.

"Ajo i pëlqente të ndihmonte njerëzit e tjerë," tha kushëriri i saj Mohit Bellani.Emrat e personave të tjerë që vdiqën për shkak të kaosit që u krijua në koncertin e reperit janë: Jacob Jurinek (21), John Hilgert (14), Brianna Rodriguez (16), Franco Patiño (21), Axel Acosta (21), Rudy. Peña (23) , Madison Dubiski (21) dhe Danish Baig (27). Fatkeqësisht Bharti u bë viktima e nëntë.