Aksidenti/ Makina përplas shtetasin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur mesdiën e sotme në aksin Fushë Krujë – Thumanë.

Sipas njoftimit të policisë shoferi me iniciale A.N, ka përplasur me automjetin e tij tip “Benz” një shtetas i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë. Shtetasi D. B. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 12.10.2021, rreth orës 13:20, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. N., ka përplasur shtetasin D. B., i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë.

Shtetasi D. B. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.