'Gati sa nuk vdiqa', për çfarë e ka fjalën Sylvester Stallone?

Sylvester Stallone ka zbuluar për DailyMail se gati sa nuk vdiq gjatë xhirimeve të filmit  “Rocky IV” ne vitin 1985.

Aktori i famshëm kujton se si u plagos rëndë nga Dolph Lundgren,  i cili luajti rolin e armikut të Rocky-t, Ivan Drago në filmin e vitit 1985, pasi një zënkë shkoi keq.

Sylvester, i cili luante Rocky Balboan tha se Dolph e goditi në zemër me një grusht, duke u shkaktuar probleme.

“Tensioni im i gjakut shkoi në 260. Ata menduan se do të flisja me engjëjt”, tha ai.

Vitin e kaluar, ai e kujtoi përsëri incidentin, duke thënë: ”Dolph Lundgren më futi në spital për nëntë ditë'.

E dija se isha në telashe, kur pashë murgeshat tek luteshin në kujdesin intensiv.

“Gjithçka që bëra ishte t’i bindesha urdhrave të doktorit. Ai ishte shefi. Unë bëra atë që më tha. Ne u kthyem në Los Angeles dhe producenti tha: ‘Hej Dolph, ju keni dy javë pushim, Stallone është në spital’”.

Sylvester Stallone më parë pranoi se ishte ‘i zemëruar’ pasi nuk mori përqindje nga filmat ‘Rocky’, pavarësisht faktit se ai krijoi filmin dhe shkroi skenarin për 6 filmat e parë dhe  natyrisht është roli më i njohur i tij.