'Ti përqafohesh me të tjerët e s'vjen te unë', Sara e lë keq Pajtimin me përgjigjen

Marrëdhënia mes Sarës dhe Pajtimit ka qenë në vëmendje ditët e fundit pasi dyshja janë afruar shumë edhe pse kanë vetëm pak kohë që njihen.

Teksa po bisedonin bashkë Sara i tha Pajtimit se ndihet shumë nën trysni për shkak të monitorimit me kamera.

“Kur dikush më shpreh pëlqimin unë ndrydhem, ja për shembull me Arbrin jam shumë e lirshme”, i tha ajo dhe shtoi se i vjen keq që nuk po i jep një mundësi Pajtimit për ta njohur më shumë.

Nga ana tjetër Pajtimi u tregua mirëkuptues për këtë fakt duke shprehur se nuk do të donte kurrë që të vendoste Sarën në siklet, por duke i vënë në pah faktin që ajo përqafohet me të tjerët dhe atij i qëndron larg. 

“Unë të kam parë të bisedosh apo të përqafohesh me të tjerët, ndërkohë që nuk vjen kurrë të flasësh me mua. Unë nuk të vij vetë sepse nuk dua të bëhem personi i padurueshëm”, tha ai.

Sara ndërkohëia preu shpresat Pajtimit duke e mbyllur bisedën me fjalët se nuk ka ardhur në “Big Brother Vip” për të krijuar një lidhje.