Firmat e 4 200 delegatëve/ Dudushi: Duhen verifikuar. Gjokutaj: Të gjitha ID-të janë aty!

Gazetari Alban Dudushi dhe avokati Genc Gjokutaj, të ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, kanë diskutuar për firmat e 4200 delegatëve të PD-së.

Dudushi theksoi se duhen verifikuar, nëse janë kaq firma. Gjokutaj nënvizoi se firmat janë aty e kjo gjë as që duhet diskutuar, por se janë me ID.

Alban Dudushi: Duhen parë a janë 4 200 firma të delegratëve. Berisha t’ja plasë në fytyrë Bashës 4 200 firmat. Gazmend Bardhi tha se nuk do ketë Kuvend që do të diskutojë vendimet amerikane, këtë gjë tha ai dje. Kuvendin e mbledh Berisha. Thërrisni emrat e delegatëve dhe verifikojini. Ju ia çoni Palokës se e dini se nuk i nxjerr dhe nuk ia çoni Bardhit, se e dini se ua nxjerr.

Genc Gjokutaj: Të gjitha ID janë aty, për firmat. Po listat e mbyllura çfarë janë? Ky është një muhabet kot. Ajo që na intereson a e do PD, Bashën. Po ta dojë, le ta dojë, në të kundërt, të lirojë vendin.

Kletis Kruja: Ky është një Kuvend i jashtëzakonshëm, që mblidhet në mënyrë të jashtëzakonshme. Kuvendi po vetëmblidhet e Kuvendin nuk e mbledh Berisha, por ata që e kanë firmosur. Sali Berisha ka ndërmarrë nismën, por delegatët janë ata që mbledhin Kuvendin Kombëtar.