‘Grabitja me armë dhe veshje policie’/ Kush është i riu që u arrestua sot në Tiranë pas 7 vitesh në arrati

Të tjera detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e sotëm të 33-vjeçarit Preng Gjoni, i cili akuzohet për grabitje me dhunë dhe është dënuar me 10 vite burg.

Policia e Tiranës finalizoi sot operacionin e koduar “Palestra”, ku i riu u kap në një palestër në rrugen “Jordan Misja” në Tirane ku jetonte i lirë edhe pse Gjykata e Sarandës në vitin 2018 e ka dënuar me 10 vjet burg për një nga ngjarjet e rënda të ndodhur në këtë qytet. Gazetarja Shpresa Dine sjell për ‘BalkanWeb’ ngjarjet që implikojnë Gjonin.

Kapja e Gjonit ndoshta do të hedhë dritë edhe në zbulimin e bashkëpunëtorëve të tij, pasi ai është dënuar për vjedhjen me armë të një banese në Berdenësh të Sarandës në 30 maj 2014. Në atë ngjarje autorët grabitën kasafortën e një banese duke u hequr si police. E njëjta banese ishte tentuar të grabitej edhe një muaj më parë pikërisht më 1 maj të 2014-ës, por policia arriti të gjejë prova që e lidhin Preng Gjonin me ngjarjen, vetëm për episodin e dytë.

Episodet e ngjarjeve në fjalë, për të cilat akuzohet Gjoni

Në datën 01.05.2014 në orën 07.20, është njoftuar në Komisariatin e Policisë Sarandë se në fshatin Berdenesh, ka ndodhur një vjedhje me dhunë në banesën e shtetasit Kujtim Ruçi. Tre persona të paidentifikuar dhe të maskuar kane hyrë në banesë dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin Kujtim Ruçi. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur gjurme me njolla gjaku. Porta e derës ishte hapur me force dhe janë evidentuar shenja dhune. Ne dhome ndodhej një leve me ngjyre te kuqe dhe me doreze me ngjyre te verdhe dhe kishte njolla te kuqe dhe afër levës u gjet dhe një rrote natriban me ngjyre gri.

Dritarja e dhomës kishte dëmtime pasi ishte tentuar te hapej. Fillimisht ka qene shtetasja Dallëndyshe Ruçi, qe ka pare hije njerëzish tek porta dhe i ka thirrur Kujtimin për të pare. Sapo ka hapur derën, Kujtimi është kapur prej krahu dhe është nxjerre ne korridor nga tre persona te maskuar dhe me dorashka, ku njeri prej tyre ka pasur pistolete dhe ja ka drejtuar ne koke. Ndërkohë personi i dyte, e ka goditur disa here ne koke dhe trup dhe personi i trete, e ka goditur me nje leve ne koke. Personi qe mbante pistoletën e ka pyetur se ku i mbante leket dhe e ka goditur me qyte ne parakrahun e majte. Personi tjetër ka nxjerre një thike, dhe i ka thënë se leket i nxjerr thika dhe ne kohen qe i fusin diçka ne goje, Kujtimi arrin te kafshoje gishtat e dorës se njërit prej tyre, dhe ka arritur ti marre levën. Njeri nga personat kur ka pare qe Kujtimi ka marre levën, është shprehur se tani qe mori levën nuk pritet me dhe kane dale nga shtëpia me vrap. Dallendyshja ka pare qe personat qe janë larguar me vrap, kane hipur ne nje makine me ngjyre te zeze, qe ishte parkuar rrugës qe hyn ne fshatin Berdenesh.

Episodi 2

Natën 30.05.2014 në orën 12.30 është njoftuar ne Sallën Operative te Komisariatit te Policisë Sarande, se ne fshatin Berdenesh, është vjedhur përsëri banesa e shtetasit Kujtim Ruci. Është shkuar ne vendin e ngjarjes nga policia gjyqësore, pa e njoftuar prokurorin për këtë ngjarje te rende, dhe është mësuar se katër persona, kane hyre ne banese duke u prezantuar si punonjës policie, dhe pasi kane hyre brenda kane goditur me sende te forta shtetasit Kujtim e Dallendyshe Ruci, te cilët janë gjetur ne gjendje te rende shëndetësore dhe janë dërguar për mjekim ne spitalin civil Sarande.

 

Nga këqyrja e vendit te ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale dy shirita natribani, ne te cilët ka dhe njolla te kuqe si ato te gjakut. Ne korridor është gjetur një shirit natribani dhe ky me njolla te kuqe si te gjakut, si dhe një pakete Marlboro me ngjyre te bardhe. Ne dhomën me oxhak, ku jane gjetur dhe shtetasit e dhunuar, është gjetur dhe një shirit tjetër natriban. Shtetasi Kujtim Ruci ka shpjeguar se kane qene katër persona, qe trokitën me force ne portën e jashtme, te cilët ishin te moshës 25-35 vjec dhe janë prezantuar si punonjës policie dhe do të ushtronin kontroll për arme e gjera te tjera. Sapo Kujtimi i ka hapur derën, i ka kërkuar autorizimin dhe te prisnin sa te vinte djali. Ata iu përgjigjen se e pame djalin ku ishte dhe kane hyre brenda ne shtëpi duke e qëlluar me grushte Kujtimin. Kane shtyre dhe rrezuar ne dysheme Dallendyshen dhe pasi e kane qëlluar e kane lidhur me natriban, ndërsa Kujtimin e kane futur tek dhoma me oxhak duke e goditur dhe lidhur me natriban dhe duke i future ne goje nje gote, qe te mos bërtiste. Kujtimi ka pare dy djem qe kishin marre kasafortën nga dhoma e nipit te tij qe ishte atë kohe 11 vjec dhe ne kasaforte sipas tij, kane pasur 2.280.000 leke, 600-700 euro dhe disa bizhuteri te vajzës qe nuk jeton. Këtë kasaforte kane tentuar ta fusin ne bagazhin e nje makine me ngjyre gri, qe ishte parkuar ne oborrin e shtëpisë, por pasi nuk e nxinte e kane futur ne sediljen e pasme te makinës.

Nga këqyrja e vendit te ngjarjes janë gjetur dhe fiksuar me cilësinë e provës materiale disa gjurme papilare që janë dërguar për vlerësim ne D.P.Sh.Tirane./ BW/