Strazimiri: Gazmend Bardhi propozim i Bashës. Refuzon realitetin dhe tallet me veten

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, i ftuar në emisionin Task Force nga moderatorja Sonila Meço, deklaroi se Gazmend Bardhi është sekretar i Partisë Demokratike, pasi ka qenë propozim i Lulzim Bashës.

Strazimiri thekson se Bardhi po refuzon realitetin dhe është duke u tallur me veten.

“Gazmend Bardhi nuk ka paraqitur kandidaturën. Bardhi ka qenë propozim i Bashës. Lulzim Basha ka shkelur statutin dhe një e gjitha është bashkëfajësi e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Sekretariati janë propozime të kryetarit të partisë, prandaj Bardhi është i pasaktë. Bardhi po refuzon realitetin, po tallet me veten.

Demokratët janë njerëz të lirë. Dëgjova një gjë, që emrat e anëtarëve janë dërguar në kasafortë, nuk e kuptoj, ku t’i çonim në oborr? Gazmend Bardhi nuk i ka parë fare firmat, sepse nuk ka dashur t’i shikojë. Nuk janë emrat, por janë numrat e kartave të identitetit”, u shpreh Strazimiri.