EMRI/ Arrestohet në Tiranë 33 vjeçari i dënuar me 10 vite burg nga gjykata

Ditën e sotme, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar një 33 vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Sarandës.

Sipas policisë, 33 vjeçari ishte dënuar për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Palestra”.

Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rruge operative se në një palestër në rrugën “Jordan Misja” ndodhej një person në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacioni policor “Palestra” në kuadër të cilit ndaluan shtetasin:

Preng Gjoni, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Shtetasi Preng Gjoni, do ti dorëzohet Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të metejshme.