SPAK paraqet kërkesat te 'Ligjet', Kraja: Duam godinë për BKH-në, na janë hequr 10 milionë të reja

Kreu i SPAK, Arben Kraja, kërkoi në komisionin e ligjeve një godinë shtesë për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe shtesën prej  10 milionë lekësh, që qeveria i ka hequr nga buxheti për 2022. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve u dominua nga debati dhe replika mes demokratëve Enkelejd Alibeaj dhe  kryetares së Komisionit,  Klotilda Bushka

NGA SYRI TV

Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion Arben Kraja, kërkoi të vendoset një godinë në dispozion, për anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi stafi i kësaj strukture do të  shtohet sërish deri në muajin maj.

Para Komisionit të Ligjeve, duke paraqitur pretendimet për  buxhetin e SPAK,  përgjatë vitit  2022,  Kraja u ankua për një shumë prej 10 milionë lekesh, që qeveria u ka hequr nga buxheti.

Edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë raportoi para Komisionit të Ligjeve, për buxhetin e vitit 2022, duke u përballur me pyetjen e  demokratit Enkelejd Alibeaj, i cili i kërkoi llogari përfaqësuesit të KLP, për faktin që ky institucion s‘ka kërkuar staf dhe buxhet, në rast se do të bëjë vettingun e magjistratëve, siç parashikon Kushtetuta.

Deklaratat e deputetit demokrat sollën reagimin e kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Debati u bë  edhe më politik, pasi Alibeaj, pyeti Komisioneren e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, nëse kanë konstatuar raste të patronazhistëve, gjatë zgjedhjeve, por komisionerja u përpoq ta kalonte këtë moment, duke thënë se nuk e di çfarë janë patronazhistët.