Dua Lipa nderohet me çmimin 'Artistja e shquar e vitit 2021'

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa vazhdin ende të korri suksese të jashtëzakonshme falë karrierës profesionale të krijuar prej disa vitesh.

Së fundmi, ajo ka qenë pjesmarrëse në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar, në ‘Këshillin Alantik’.

Ylli ndërkombëtar është nderuar me çmimin “Artistja e Shquar e Vitit 2021”, ndërsa ishte e shoqëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lidhur me këtë çmim, Dua u shpreh se ndihet shumë e lumtur dhe njëkohësisht krenare.

Jam shumë e nderuar dhe krenare që kam pranuar çmimin ai ‘Artistja e Shquar e Vitit’ në Distinguished Leadership Awards nga Atlantic Council në përvjetorin e tyre të 60-të”, ka theksuar Lipa në postimin e ndarë në InstaStory.