Basha vazhdon të shkelë mbi statutin dhe demokratët: Po bëni puç

Lulzim Basha vazhdon të shkelmojë mbi statutin e Partisë Demokratike dhe bazën e saj.

Edhe pse në selinë e PD janë dorëzuar 4200 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, Basha tha se Sali Berisha po luan blofin.

“Berisha ka qenë për një kohë të gjatë kreu i PD-së, e njeh shumë mirë statutin dhe i njeh shumë mirë rregullat e partisë. E di shumë mirë se si vihen në lëvizje mekanizmat e Kuvendit. Jam thellësisht i zhgënjyer nga tallja që u ka bërë dje demokratëve. Nëse do t’i kishte mbledhur firmat, do t’i kishte dorëzuar sipas statutit, në mënyrë që të nisnim procedurën statutore. Por, nuk e ka bërë këtë gjë pasi e gjitha ka qenë një blof. Atë që e nisi si betejë për demokratizimin e PD-së, përfundoi si betejë për hallet e tij personale”, tha Basha.

“Berisha ka bërë një tallje të madhe me demokratët përgjatë këtyre muajve. Kemi informacione që Berisha ka bashkëpunuar me regjimin për të kryer një puç në PD. Ka vetëm një thirrje dhe një ftesë për Sali Berishën, boll harxhove kohën dhe energjinë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën. Nuk i kishte firmat dhe kjo u tregua dje. Lidershipi i PD-së do të bëjë gjithçka për të kthyer shpresën e shqiptarëve, duke përfshirë dhe aksione politike. Berisha e ka një betejë personale dhe jo për PD-në,” tha Basha.