Einxhel zbulon arsyen pse nuk e sulmon Fifin kur këngëtarja i kthehet keq: 'E kam toleruar, sepse…'

Fifi dhe Eixhel duket se nuk i kanë raportet mirë me njëra-tjetrën në “Big Brother VIP”.

Vajzat njihen nga jashtë, por kjo nuk i ka ndihmuar që të mos kenë ngacmime dhe provokime në shtëpi.

Einxhel i tha para pak ditësh këngëtares se ajo nuk flet fare me të dhe se i vetmi moment që kalojnë bashkë është kur shtrihen të flenë, pasi ndajnë të njëjtin krevat.

Ndërkohë, kur banorët po diskutonin për të zgjedhur një lidere në shtëpi, Einxhel i tha Fifit që më mirë ta bëjë pushim meqënëse ndihet e lodhur nga puna në lavanderi.

Moderatorja vendosi që të flasë me Beniadën dje dhe t’i tregojë arsyen e vërtet pse nuk i kthehet keq Fifit.

Ajo zbuloi se i ka premtuar një personi jashtë, identitetin e të cilit nuk e zbuloi, që nuk do ta sulmojë Fifin aty brenda.

“Kam bërë një premtim jashtë që me atë gocën nuk do përplasem dhe nuk do e sulmoj dhe nuk do bëj asgjë dhe nuk jam marrë dhe e kam lënë të qetë. Sepse e di sa herë këtu brenda më është kundërpërgjigjur shumë keq për situata dhe për gjëra dhe unë e kam toleruar për shumë arsye. Arsyeja e parë, sepse më vjen keq dhe e kisha xhan. Arsyeja e dytë, për hir të njerëzve jashtë që njohim dhe që lëndohen.”,- tha Einxhel.