Parashikimi i motit për ditën e enjte

Përshëndetje nga SHMU!

Vijon kështu moti i qendrueshëm dhe i ngrohtë edhe pse po afrohemi gradualisht drejt fundit të vjeshtës.

Po kështu edhe ditën e enjte në vend do të ndikojnë masat ajrore të qendrueshme me lagështirë. Këto masa, do të sjellin mot të vranët e hera herës intervale me diell, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje 1-8m/s. Dallgëzimi në det parashikohet i forcës 1-2 ballë. Temperatura parashikohen:

në zona malore 4 deri 13°C në zona e ulëta 7 deri 22 °C në zona bregdetare 13 deri 21 °C

Ju urojmë një ditë të mbarë!