Ja çmimi marramendës që Cristiano Ronaldo ka paguar për markën e firmës së njohur

Cristiano Ronaldo është pronari krenar i asaj që mendohet të jetë ora më e shtrenjtë në botë, me një çmim të jashtëzakonshëm prej 371,000 funtesh (432 mijë euro).

Ylli i Manchester United është një nga vetëm dy futbollistët aktivë që ka fituar mbi një miliard euro gjatë karrierës së tij si lojtar, së bashku me lojtarin e PSG-së, Lionel Messi.

Ronaldo së fundmi u emërua sportisti i pestë me të ardhurat më të larta të të gjitha kohërave, përpara lojtarëve si: David Beckham, LeBron James dhe Roger Federer.

Me këtë në mendje, nuk është aspak befasi që 36-vjeçari ka shfrytëzuar rastin për të poseduar një bizhuteri tërheqëse të markës “Rolex”.

Sidoqoftë, “Rolex”-i i Ronaldos nuk është saktësisht lloji që mund të shihni në jetën e përditshme, pasi GMT Master Ice i tij kishte një çmim astronomik të lidhur me të.

Siç raporton Daily Star, ish-sulmuesi i Juventusit e bleu orën në vitin 2019, ndërsa ende luante për klubin e Serie A.

Duke kushtuar 371,000 funte (432 mijë euro) në atë kohë, ajo u bë zyrtarisht ora me çmimin më të lartë që kompania kishte shitur ndonjëherë – gjë që mbetet kështu edhe sot e kësaj dite.

E përbërë nga ari i bardhë 18 karatësh, korniza dhe rripi i dorës gjithashtu ia shtojnë vlerën, me thekse diamanti 30 karatësh që e dallojnë orën praktikisht nga çdo gjë tjetër në treg.

Pothuajse çdo centimetër i orës është i mbuluar ose me gurë ose me ar të bardhë, duke krijuar një orë që i përshtatet blerësve më ekskluzivë.