Kapen 30 kg drogë në Athinë-Larisa, prangoset 26-vjeçari shqiptar

Janë sekuestruar 30 kilogramë marijuanë në aksin rrugor që lidh Athinën me Larisën.

Droga është sekuestruar nga policia në një mjet, që drejtohej nga një shqiptar 26 vjeç.

Në automjet janë gjetur e janë sekuestruar dy celularë dhe 310 euro, në cilësinë e provës materiale.