Foltorja

Çdo të martë e të premte kemi çfarë presim: “Foltoren” e zotit Berisha…

Njëra nuk i ngjan tjetrës, gjë që e bën akoma më interesante këtë ngjarje. Të dëgjosh doktorin të duket sikur i ke shkuar në shtëpi…

Mbas fjalës së hyrjes, fillojnë pyetjet nga populli, të cilat e bëjnë akoma më tërheqëse biseden. Pyetjet janë sa origjinale aq edhe të mençura, të bëra nga njerez të thjeshtë ku të bie në sy guximi për t’i thënë gjërat troç…

Po përgjigjet e doktorit? Ato janë po aq interesante, spontane e të sinqerta sa edhe vetë pyetjet!

Të habit bagazhi e informacioni i tij, mënyra e të shprehurit me aq kulturë e dije sa që kur vjen thirrja e asaj çupës: Edhe një pyetje të fundit ju lutem nga salla, të vjen keq që bashkebisedimit po i vjen fundi… e tani n’a duhen tre ditë të tjera të presim për “Foltoren “ e radhës! Faleminderit doktor për ditët e bukura që n’a  dhurove .. !  Politika nuk është e bukur, përkundrazi, por aftësia juaj për t’a përshkruar atë me ngjyrat reale si të një artisti, është një dhunti e juaja..

Një pyetje nga salla doktor:

Kur të qeverisni këtë popull e këtë vend a do të vazhdojnë “Foltoret” ? Sepse do të  n’a marri malli për to..

Në përfundim: Zoti j’u dhëntë shendet, forcë e akoma më shumë mençuri për t’i ardhur në ndihmë popullit dhe vendit tuaj! Mjafton që t’i duash ata!

/Nga Vasilika Hamzai, Los Angeles/