FOTO/ 8 Marsin nga sonte nuk do ta festojnë vetëm gratë. Burrat duhet ta lexojnë patjetër

Datën 8 Mars e festojnë vetëm gratë por nga nata e sotme do ta festojnë dhe burrat që janë tifoz të futbollit. Ishte fitorja e Barcelonës që do bëj që data 8 Mars të kujtohet nga e të gjithë burrat sa herë të vij kjo datë.

Barcelona ka arritur të shkruajë historinë në Ligën e Kampionëve duke përmbysur gjithçka ndaj PSG-së për të kaluar në çerekfinale të edicionit të sivjetmë.

Pas humbjes 4 me 0 në ndeshjen e parë, Barça hyri në histori duke kthyer gjithçka me fitoren e thellë 6 me 1. Kjo fitore u vulos krejt në sekondat e fundit të takimit.

Kjo është hera e parë që një ekip ka arritur të kalojë tutje edhe pse në ndeshjen e parë ka pësuar 4 me 0.

Në një atmosferë të zjarrtë në “Camp Nou” Barcelona e nisi për mrekulli takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e tretë përmes Luis Suarezit. Më pas Kurzawa shënoi autogol për ta dyfishuar epërsinë e Barcelonës.