‘Big Brother’ surprizon Beniadën, ja ku do ta shohim pasi të dalë nga shtëpia

Mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP” kishte rezervuar një surprizë të madhe për Beniadën, e cila ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Shqipëri pas përfundimit të reality showt. 

Asaj iu desh të largohej për disa minuta nga shtëpia dhe me sytë e lidhur u drejtua për në studion e “Proçesit Sportiv”. 

Edi Manushi zbuloi se pasi të dalë nga “Big Brother VIP”, Beniada është e ftuar të jetë moderatore e “Proçesit” krah tij dhe Alesia Bamit. Bukuroshja e pranoi me shumë dëshirë këtë ftesë.