‘Mbi 4200 firma të delegatëve’/ Baçi: Askush nuk mund ta pengojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi u shpreh se janë mbi 4200 firma që janë mbledhur për Kuvendin Kombëtar dhe se askush nuk mund ta pengojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Në një prononcim për mediat, Baçi theksoi se PD nuk mund të shfaqë disa karakteristika të tilla që të mos funksionojë me statut dhe se nuk shoh asnjë lloj pengese për mbledhjen e Kuvendit.

Baçi: Sipas asaj që tha Berisha janë mbi 4200 firma që janë mbledhur për Kuvendin Kombëtar. Kush do që ta pengojë një gjë të tillë që ka përgjegjësi ligjore, nuk duhet ta bëjë, sepse është e pamoralshme dhe nuk duhet të ndodhë në sytë e publikut.

PD nuk mund të shfaqë disa karakteristika të tilla që të mos funksionojë me statut. Dhe unë nuk shoh asnjë lloj pengese në këtë drejtim. Është e njëjta gjë sikurse të ndodhë në Fier ku ¼ të mblidhte firmat dhe t’i depozitonte për Kuvend dhe unë t’i pengoja.