‘Basha shiti hipotekën e PD’/ Këlliçi plas ‘bombën’: Duhet të ketë marrë diçka të madhe në këmbim...

Deputeti dhe Kryetari në detyrë i FRPD-së, Belind Këlliçi thotë se Lulzim Basha po refuzon që të sqarojë demokratët për vendimin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar.

I ftuar në emisionin 'Now' në euronews, Këlliçit akuzoi Bashën se ka shitur hipotekën e shtëpisë, që në këtë rast është Sali Berisha dhe kjo do të thotë se ka marrë diçka të madhe në këmbim.

Këlliçi: Basha refuzon të bëjë sqarim shterues me demokratet. Të shesësh hipotekën e shtëpisë do të thotë te kesh marrë diçka të madhe në këmbim. Sali Berisha është hipoteka e PD, është themeli më i fortë mbi të cilin vijon PD me gjithë defektet e tij në 30 vite. Ka një peshë faji shumë të madhe për shumë gjëra që nuk kanë funksionuar në demokracinë e brendshme në PD.

Janë këta dy persona që në një farë mënyrë e kanë mbajtur të mbyllur partinë”, tha ai duke shtuar se Berisha është një instrument për të bërë ndryshime në PD.