Harry dhe William nuk janë pajtuar! Ç’po ndodh mes vëllezërve

Nëse keni menduar se William dhe Harry e kanë rregulluar marrëdhënien e tyre, po ju themi që e keni gabim.

Madje, as mos prisni që kjo të ndodhë së shpejti.

 

Duke përshkruar marrëdhënien aktuale midis dy vëllezërve, shkruesi mbretëror Robert Lacey përdor fjalët: "E varfër, pa dyshim e varfër".

Lacey, autor i “Battle of Brothers: William, Harry and the Inside Story of a Family in Tumult", tha për ‘Page Six’ se William kohët e fundit priti një festë duke falënderuar njerëzit që ishin përfshirë në skulpturën e shumëpritur të nënës së tij, Princeshës Diana, që u zbulua në Pallatin Kensington korrikun e kaluar.

 

“Kam folur me dy persona nga ajo festë dhe ishte mjaft e qartë nga gjërat që ai tha se zemërimi i tij ndaj Harry-t vazhdon”, zbuloi Lacey. “Ai mbetet i pakënaqur për atë që ka bërë vëllai i tij. Nuk ka asnjë mundësi të menjëhershme për ndonjë pajtim. Dua të them, nuk kërkohet nga asnjëra anë. Janë thënë shumë gjëra të hidhura”.

Pa dyshim, me "gjëra të hidhura" ai i referohet intervistës së Harry-t dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey.